Ministrja e Financa dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj ka zhvilluar një konferencë për shtyp me ambasadorin italian Fabrizio Bucci.
Gjatë fjalës së saj Ibrahimaj ka theksuar se marrëveshja e shkruar midis Shqipërisë dhe Italisë për njohjen e pensioneve është një firtore për shqiptarët.
Tashmë ata shqiptarë që jetojnë në Itali do t’ju njihet tashmë periudha e punës dhe do të përfitojnë pensionin.
“Çdo shqiptar që ka punuar prej vitesh në Itali, apo një pjesë do t’i njihen vitet e pensionit në momentin që ai individ do të dalë në pension. Ka qenë një kërkese e hershme e komunitetit shqiptar që jeton në Itali hartimi i kësaj marrëveshje. Sot mund të themi se për këdë shqiptar është një ditë fitoreje dhe përmbushet njohja e periudhës së punës së tyre.
Qeveria e ka pasur me prioritet trajtimin e kësaj marrëveshje. Gjithashtu edhe qeveria italiane. Kjo tregon për marrëdhënien e shkëlqyer që dy vendet kanë. Italia i është gjetur pranë Shqipërisë në momentet më të vështirë.
Sot është një ditë fitoreje për komunitetin shqiptar në Itali, por edhe atë italian në Shqipëri që është rritur”, deklaroi ministrja./albeu.com