Ilir Meta “shpërthen” ndaj Bashës: Një njeri që të gënjen edhe për orën, mashtrues ordiner

Ish-presidenti Ilir Meta ka sulmuar ashpër ish-kryedemokratin Lulzim Basha.

Meta e quajti Bashën kryemashtrues ordiner, që sipas tij të gënjen edhe për orën.

Ai shtoi se Basha ka shitur të gjitha kauzat e opozitës dhe ka gabuar me marrëveshjen e detit me Greqinë.

Komentet Meta i bëri në fjalën e tij në Konvetën e LSI-së, që po zhvillohet momentalisht në Pallatin e Kongreseve.

“Kemi provuar çdo gjë por zgjidhja është të zbatohet Kushtetuta, instrumenti që me referendum populli e vendosi në 1998 për ta ushtruar sa herë të deleguarit abuzonin.

E dimë që është bërë çdo gjë për ta bllokuar referendumin nga një grup politikanësh që shpesh bëjnë teatër nëpër media, nuk bëjnë gjë veçse plaçkitin çdo ditë popullin e Shqipërisë. Viktima është populli. Edhe ju ishit target i tyre gjatë 5 viteve që kaluan dhe më duhet që të mos kthehem në analizë, ti bëj të qartë çdo anëtari e simpatizanti të LSI por edhe çdo qytetari të Shqipërisë që Ilir Meta ka qenë kategorikisht kundër bastit të çmendur për ti besuar një mashtruesi ordiner që të gënjen pa kuptim duke djegur mandatet, duke lënë parlamentin, duke bojkotuar pushtetin vendor.

Ilir Meta ka qenë kundër një njeriu që të gënjen dhe për orën dhe që ne i besuam, që dogji mandatet, bojkotoi pushtetin vendor, ka ndonjë vend afrikan, nga ata më të pazhvilluarit që pushteti lokal nuk ka një këshilltar të opozitës?! Djegia e mandateve ishte e planifikuar, nga mafia, nga oligarkët që punojnë për të dyja palët, që ta bënin Tiranën kështu siç është sot.

Këta në mësuan, se si parlamentin monist, mund ti marrin anëtarët e Gjykatës Kushtetuese, dhe i çon që të betohen te Lana, dhe Parlamenti thotë, u zgjodh. Noterja e mençur thotë, ‘ore zotërinj, ajo betimin e bën te presidento’, çfarë pune keni me mua ju’. Në çfarë vendi të botës i thuhet presidentit ‘shkel kushtetutën  ti’. Që ti marrë Edi Rama që të gjithë, dhe që të mbyllin marrëveshjen e detit, bashkë me Lulzim Bashën”, u shpreh Meta./albeu.com/