E BUJSHME/ Xhaka largohet nga Basel, gati zyrtarizimi te skuadra e madhe turke

Një lajm i bujshëm është duke qarkulluar së fundmi. Bëhet fjalë për të ardhmen e mesfushorit të Kombëtares, Taulant Xhaka.

Sipas asaj që raporton “Gol nga Tribuna”, 29-vjeçari e ka mbyllur me skuadrën e Bazelit dhe do të jetë pjesë e gjigantëve turq të Beshiktashit.

I njëjti burim zbulon se Xhaka aktualisht është duke udhëtuar me avion drejt Turqisë me babain e tij, i cili është njëkohësisht dhe menaxheri.

Me shumë gjasa, nesër do të vijë dhe zyrtarizimi i shqiptarit, te skuadra e re. Kjo pritet të jetë aventura e parë e Xhakës jashtë Zvicrës.


Shtuar 13.08.2020 21:16