Radhët e gjata në Kakavijë për shkak të kontrollit nga pala greke për të shmangur përhapjen e Covid 19 kanë lënë në pritje mijëra automjete.
Qytetarë të shumtë shqiptarë sëbashku me familjet e tyre presin në radhë për të kaluar kufirin, për tu nisur drejt vendit të tyre të punës në shtetin fqinj Greqi.
Për shkak të temperaturave të larta shihet se qytetarët kanë dalë jashtë makinave të tyre dhe qëndrojnë poshtë pemëve duke pritur në radhë për kalimin e kufirit.
Ndërkohë shqiptarët theksojnë se nuk kanë pasur informacion se pala greke do të pranojë vetëm 750 qytetarë, po ashtu ata janë shprehur nuk ishin të informuar se duhet të kenë bërë tamponin para 72 orësh për të kaluar pikën kufitare në Kakavijë.