VV e LDK nuk votojnë pro ligjit për vlerat e luftës së UÇK-së

Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje dhe ata të Lidhjes Demokratike të Kosovës nuk votuan sot për projektligjin për mbrojtjen e vlerave të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ky projektligj i cili ishte proceduar në Kuvend në vitin 2018 me iniciativë të kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka për qëllim institucionalizimin e luftës së UÇK-së dhe promovimin e mbrojtjen e vlerave të luftës nëpërmjet ligjit.

Pro këtij ligji votuan vetëm 35 depuetë, ndërsa 1 ishte kundër. Pro ligjit votuan të gjithë deputetët e PDK-së që ishin në seancë, ata të AAK-së, NISMA dhe deputetë të minoriteteve jo-serbe.

Edhe pse në seancë ishin të pranishëm deputetët e Vetëvendosjes dhe ata të LDK-së, nuk morën pjesë fare në votim duke bllokuar miratimin e ligjit për mbrojtjen e vlerave të luftës së UÇK-së.


Shtuar 13.08.2020 10:18