Laçi luan 60 minuta më një lojtar më pak, ndahet në “paqe” me Petrocub

Laçi nuk shkoi më shumë se barazimi 0-0 në tokën Moldave, me kurbinasit që luajtën më shumë se 60 minuta me një lojtar më pak, pas daljes me karton të kuq të Spahiut që në pjesën e parë.

Të besuarit e Shpëtim Duros vuajtën përballë Petrocub, teksa nuk mundën dot të rrezikonin portën  e kundërshtarëve në pjesën e parë.

Në fraksionin e dytë bardhezinjtë patën disa raste për të gjetur golin, por Adeleke në një moment nuk shfrytëzoi siç duhet krosimin e Mentor Mazrekaj.

Laçi në 45-minutat e dytë provoi të gjitha shanset edhe pse në disavantazh numerik, por në fund asnjëra nga skuadrat nuk arriti të gjente rrugën e rrjetës me sfidën që mbyllet në paqe.

Laçi do të luajë në shtëpi ndeshjen e kthimit të turit të dytë të Conference League në stadiumin “Elbasan Arena” më 28 korrik.


Shtuar 21.07.2022 20:55