Paulo Dybala është afrimi më i ri i Romës këtë merkato dhe padyshim më i fortë vitet e fundit.
Pak çaste më parë, Dybala u zyrtarizua si lojtari i Romës dhe sigurisht ka thënë edhe fjalët e tij të para.
“Ditët që më shtynë të firmosja këtë kontratë ishin të mbushura me kaq shumë emocione. Shpejtësia dhe vendosmëria me të cilën Roma tregoi se sa shumë më donte, bëri diferencën. Unë bashkohem me një ekip në rritje, një klub që vazhdon të vendosë themele të forta për të ardhmen dhe një trajer, Jose Mourinho, me të cilin do të jetë një privilegj për mua të punoj me të.
Si kundërshtar gjithmonë e kam admiruar atmosferën e krijuar nga tifozët e Romës, tani mezi pres t’i përshëndes me këtë fanellë”, është shprehur sulmuesi argjentinas./ h.ll/albeu.com