Detaje të reja rreth operacionit “Muriqi” te Lazio

Lazio vazhdon të insistojë për transferimin e Vedat Muriqit.

Gazetari i njohur italian, Fabrizio Romano, raporton se Lazio janë në bisedime të avancuara për të nënshkruar me Vedat Muriqin nga Fenerbahce.

Të lidhura

None found

Duket se Lazio do ta mbyll transferimin e Muriqit për 16 milionë euro.

Një vit më parë, Fenerbahce e transferoi Muriqin nga Rizespor për 3.5 milionë euro, gjë e cila do të sillte një fitim të jashtëzakonshëm për skuadrën turke.

Gjithashtu raportohet se Lazio ka mbyllur bisedimet me David Silvan, i cili do t’i bashkohet skuadrës italiane si lojtar i lirë, pas përfundimit të kontratës me Manchester City.


Shtuar 11.08.2020 18:22