Gianluca Di Marzio ka publikuar një foto të Matthijs de Ligt të shoqëruar nga e dashura e tij në aeroportin e Torinos, pak para se të niste një fluturim për në Mynih për të nënshkruar me Bayernin.
Njoftimin për marrëveshjen mes palevë u bë publik disa orë më parë, ndërsa tani gjithçka duket e kryer me holandezin që ka marrë rrugën drejt Gjermanisë.
Ende nuk dihet se kur do të kryhen ekzaminimet mjekësore dhe firmosja e kontratës me klubin “bavarezet”, por gjithçka është çështje orësh.
Ndërkohë Juventusi nuk ka humbur kohë për pasuesin duke arritur një marrëveshje me Bremer./albeu.com
.@juventusfc | #DeLigt è arrivato in aeroportohttps://t.co/skqMkloXDN
— Gianluca Di Marzio (@DiMarzio) July 18, 2022