Të tjera detaje kanë dalë lidhur me aktivitetin e 3 viktimave që humbën jetën në atentatin e Fushë-Krujës.
Sipas burimeve, tre të rinjtë që mbetën viktimë e atentatit të sotëm në Fushë-Krujë ishin me precedent penal në fushën e krimeve ndaj personit.
Brilant Martinaj, 23 vjeç, banues në Fushë-Kuqe ishte me precedent kriminal, i dyshuar për veprën penale “vrasja e kryer në bashkëpunim” dhe “armëmbajtje pa leje.”
Diklen Vata, 30 vjeç njihej si person me precedent penal, kishte lidhje të afërt shoqërore me Brilant Martinaj dhe pjesëtar i grupit kriminal të Ervis Martinajt.
Besmir Hoxha, 34 vjeç, nga Fushë-Kuqe kishte lidhje të afërta shoqërore me Brilant Martinaj.
Ky i fundit dyshohet si autor i ekzekutimi të efektivit të FNSH-së Xhuliano Prela në dhjetor 2020 dhe ish-policit Xhelal Reçi më 1 nëntor 2021.
Asnjë nga krimet nuk është provuar.
Ndërsa Diklen Vata është kapur në shtator të 2017-ës me kokainë në Tiranë.
Dyshohet se ishin 4 autorë të cilët kanë vëzhguar makinën e viktimave, tip “Volsëagen Passat” që nga Rinasi deri në mbikalimin e Fushë-Krujës ku i kanë zënë pritë.
Gjithashtu bëhet me dije se autorët u larguan në drejtim të paditur, duke përfituar edhe nga mungesa e kamerave në atë zonë./albeu.com/