Jasmina Kadriu është një nga vajzat më të komentuara të “Për’puthen”. Ajo mori vëmendje të madhe pas afrimitetit që pati me Andin. E teksa të gjithë menduan se ata do të dilnin bashkë nga programi, gjërat ndryshuan krejt papritur.
Kishin pak ditë që ishin deklaruar vetëm për njëri-tjetrin dhe më pas i tërhoqën deklaratat. Tani pas “ndarjes”, ata kanë hequr fotot me njëri-tjetrin nga rrjetet sociale.
Madje, Jasmina e ka hequr edhe llogarinë e emisionit “Për’puthen” nga bio në Instagramin e saj, veprim që e kanë bërë vetëm konkurrentët e larguar.
Pra, ajo mund t\i ketë dhënë fund këtu rrugëtimit të saj, megjithëse në ekran ende nuk është transmetuar asgjë