Në qarkun e Beratit ditën e djeshme përfundoi numërimi I votave për subjektet politike me një fitore të thellë te PS e cila mori 5 mandate ndërsa PD vetem 2 mandate dhe LSI asnjë mandat.
Deri në mesnatë janë numëruar edhe 113 kuti nga 277 në total për kandidatët.
Në listën e Partisë Socialiste kandidatët me më shumë vota deri me tani janë, ministri Blendi Klosi i cili ka një diferencë të madhe me kandidatët e tjerë duke siguruar 6418 vota e pas tij vjen një tjetër emër i njohur si Nasip Naco i cili ka 2588.
Në radhët e Partisë Demokratike kandidati me më shumë vota në këtë qark momentalisht është Bujar Hoxhaj i cili numëron 2697 vota e pas tij vjen Tomor Alizoti me 1669.
Sa i përket LSI, kandidati më i votuar deri më tani është Blenard Nonaj me 2024 vota.
Votat preferenciale për qarkun e Beratit, numëruar 113 nga 277 QV
PS
Blendi Klosi | 6418 |
Nasip Naço | 2588 |
Bardhyl Kollçaku | 2511 |
PD-AN
Bujar Hoxhaj | 2697 |
Tomor Alizoti | 1669 |
LSI
Blenard Nonaj | 2024 |