Ka filluar sërish protesta e opozitës maqedonase kundër propozimit francez. Alsat.mk shkruan se shumë persona janë mbledhur për ta kundërshtuar këtë propozim. Kjo është dita e tetë e protestes, ndërkohë që gjatë javës së kaluar protestuesit janë radikalizuar.
Gjatë protestës së sotme, qytetarët kanë ironizuar dhe ministrin e Jashtëm shqiptar në Maqedoninë e Veriut Bujar Osmanin duke shkruar në pankarta ‘Bullgar Osmani – partizanët po vijnë’.
Më 30 qershor, qeveria e Maqedonisë së Veriut pranoi një propozim të modifikuar nga presidenca franceze, pas së cilës filloi një proces konsultimi, fillimisht me qeverinë dhe partnerët e koalicionit, e më pas me presidentin, parlamentin, opozitën, si dhe me sektorin civil. Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, deklaroi se propozimi i modifikuar përfshin vërejtjet dhe qëndrimet e konstruktuara qartë të palës maqedonase, parasheh një pranim të qartë dhe pa mëdyshje të gjuhës maqedonase, si dhe atë që protokolli me Bullgarinë të mos jetë pjesë e kornizës negociuese.Presidenti francez, Emmanuel Macron, presidenca e të cilit hartoi propozimin, beson se me propozimin është gjetur një zgjidhje kompromisi për të dyja palët.Propozimi francez është një dokument që duhet të çojë në heqjen e vetos 2-vjeçare të Bullgarisë për integrimin e Maqedonisë së Veriut në BE./albeu.com