Sarri mendon se e ardhmja e tij te Juventusi është vendosur

Pasi fitoi për të nëntin vit radhazi titullin e Serisë A, Juventusit i ka përqendruar të gjitha forcat në Champions. Të premten bardhezinjtë do të përballen me Lyonin në ndeshjen e kthimit të fazës 1/8. “Zonja e Vjetër” duhet të përmbysë humbjen 1-0 të takimit të parë, një objektiv i vështirë, që, sikurse kanë shkruar mediet ditët e fundit, do të përcaktojë edhe të ardhmen e Sarrit. Vetë trajneri toskan, nuk dëshiron të flasë për ndeshjen e tij “të fundit” në krye të Juves.

“Me këtë pyetje, po i bëni diletantë drejtuesit tanë. Mendoj se po punon me drejtues të nivelit të lartë. Ata, sigurisht që i kanë bërë vlerësimet e tyre. Nëse do të duhet të vendosin, mendoj se e kanë vendosur.”

Dyshimi i madh për Juven në përballjen me Lyonin lidhet me gjendjen e Paulo Dybalas.

“Do të tentojmë riaftësimin e tij deri nesër në mëngjes. Në këto momente është ende në duart e stafit mjekësor. Cuadrado mendoj se do të luajë nga minuta e parë, të shohim nëse do të lejët në linjën sulmuese apo atë mbrojtëse. Ronaldo ka shënuar një gol shumë të bukur në stërvitje, më duket se psikologjikisht ka qasjen e duhur. I meritonte dy ditë pushim.”


Shtuar 6.08.2020 18:37