Jurgen Klopp flet për Bellingham të Dortmund: Për fatin e keq nuk e shesin, do të qëndrojmë kështu në mesfushë

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, i shuan shpresat e Jude Bellingham për transferimin e tij në “Anfield Road”.

“Nuk është në merkato, dhe është problemi i parë. Në të vërtetë, është problemi i vetëm po ta mendosh. Nuk mendoj se do të ndryshojë diçka në mesfushë, por nuk i dihet kurrë. Nëse dikush vjen tek ju dhe thotë se do të largohet, atëherë gjithçka ndryshon, por për momentin askush nuk ka ardhur tek unë për këtë gjë.”

Bellingham u transferua te Borussia Dortmund në verën e vitit 2020 për 25 milionë euro, një shumë tepër e lartë për moshën që ai kishte dhe mbi të gjitha nuk kishte këtë performancë që ka sot. Në sezonin e fundit ai luajti 43 ndeshje, duke shënuar 6 gola dhe duke shërbyer 14 asistime./ h.ll/albeu.com


Shtuar 11.07.2022 18:11