Foto ilustruese
Një makinë është përfshirë nga flakët në dalje të tunelit të Elbasanit. Në njoftimin zyrtar të policisë bëhet me dije se nuk ka persona të lënduar.
Mësohet se shkak i përfshirjes nga flakët ka qenë një defekt teknik. Ndërkohë në vendngjarje ka mbërritur ambulanca dhe forca të shumta policie për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.
Njoftimi i Plotë:
Elbasan/Informacion paraprak
Rreth orës 19:40, në aksin rrugor Elbasan-Tiranë, ka marrë flakë në ecje e sipër automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin Xh.Sh.,
Si pasojë mjeti është djegur plotësisht. Nuk ka dëme në njerëz.
Nga hetimet paraprake dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti teknik në mjet.
Grupi hetimor po punon për dokumentimine plotë të rrethanave të ngjarjes.