Sot Kurban Bajrami, Rama uron të gjithë besimtarët myslimanë

Besimtarët myslimanë në të gjithë botën, festojnë ditën e sotme Kurban Bajramin.

Si në çdo vit, në vendin tonë namazi është falur në të gjithë sheshet kryesore të qyteteve, por edhe në xhamija.

Festën e ka uruar edhe kryeministri Edi Rama, me pamje nga xhamia më e re e inauguruar, ajo e Elbasanit.

“GËZUAR KURBAN BAJRAMIN??

me faljen e besimtarëve për herë të parë në Xhaminë e re të Ballies në Elbasan?,”  shkruan Rama.

Besimtarët myslimanë pas faljes së namazit, shpërndarjnë te njërezit në nevojë një pjesë të mishit që është bërë kurban, gjithashtu bëjnë takime me familjarët, njerëzit e afërt, apo edhe komshinjtë. /albeu.com