Mbi 50 viktima! Ndodhej në zyrë, politikani i lartë libanez vdes nga shpërthimi (FOTO LAJM)

Shpërthimi i fuqishëm nga një magazinë me fishekzjarre deri më tani dyshohet të ketë shkaktuar mbi 50 të vdekur e mbi 3000 të lënduar në Bejrut, Liban.

Politikani armeno-libanez, që mbante detyrën e Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Kataeb të Libanit, Nazar Najarian ka mbetur i vdekur nga një shpërthim të fuqishëm në Beirut, raporton Russia Today.

Najarian ishte në zyrën e tij kur ndodhi shpërthimi. Ai vdiq pasi u plagos rëndë. Mbi 50 persona janë raportuar të vdekur deri më tani dhe mbi 3000 të plagosur.

Vala e shpërthimit dëmtoi ndërtesat në të gjithë qytetin dhe shndërroi rrugët në një skenë katastrofash të me rrënoja kudo.


Shtuar 4.08.2020 21:21