Bilanc tragjik në Bejrut: 27 viktima e mbi 2000 persona të plagosur (VIDEO)

27 njerëz kanë gjetur vdekjen dhe të paktë 2000 persona kanë mbetur të plagosur pas një shpërthimi masiv që tronditi kryeqytetin e Libanit, Bejrut të martën.

Burimet nga mediat vendase raportojnë se 500 prej tyre janë të shtruar në spital.

Të lidhura

None found

“Pashë një zjarr dhe re tymi që lëshohen mbi Bejrut,” i tha një dëshmitar Reuters.

“Njerëzit po bërtisnin dhe vraponin, po gjakoseshin. Ballkonet u hodhën në erë. Xhamat në ndërtesat e larta u shpartalluan dhe ranë në rrugë.”

Ndërkohë që dita e mërkurë është shpallur ditë zie në Liban.


Shtuar 4.08.2020 19:33