Shqipëria nën alarm! 10 vatra zjarri ende aktive, ushtria në aksion

Ministria e Mbrojtjes njofton se 10 vatra mbeten aktive, nën monitorim dhe nuk paraqesin asnjë rrezik për qytetarët. Ndërkohë që 3 vatra janë shuar në qarkun e Dibrës.

Qëndra Kombëtare Operacionale e Mbrojtjes Civile bën me dije se në Lezhë janë aktive 4 vatra zjarri, në njësinë administrative Shëngjin, zona Rëra e hedhur-Maja e Zezë dhe po punohet për izolimin e tyre.

Zjarri në malin e Kakarriqit është izoluar pothuajse totalisht. Ndërsa në Rubik, në fshatin Katund i Vjetër, vatra ka intensitet të ulët dhe është nën monitorim.

Në Elbasan ka patur një vatër zjarri në Gramsh në fshatin Siman, k. Policia ka nisur hetimin për shkaqet e zjarrit. Në fier nga 3 vatra, 2 tashmë janë lokalizuar dhejanë drejt përmirësimit.

Situata është nën kontroll edhe në fshatin Hekal në Mallkastër, ku u raportua për zjarr në sipërfaqe me shkurre ullishte dhe pemtari.

Vështirësi ka paraqitur terreni në njësinë administrative Terpan në pyllin e Ballollit në Berat, por zjarri nuk përbën rrezik për komunitetin, pasi ndodhet larg zonave të banuara.


Shtuar 4.08.2020 19:22