Shtetasi Nikolin Gega ka ndërruar jetë ditën e sotme pasi është rrëzuar aksidentalisht në vendin e quajtur “Bjeshkët e Fushës së Lugjeve”.
Bëhet me dije sa ngjarja ka ndodhur në Mirditë, saktësisht në njësinë administrative Orosh.
“55-vjeçari, banues në Tiranë është rrëzuar aksidentalisht dhe për pasojë ka ndërruar jetë”, thuhet në njoftimin e bluve.
Vazhdojnë veprimet hetimore për sqarimin e plotë të ngjarjes./albeu.com
