Sekretari i Shëndetësisë në Britaninë e Madhe Sajid Javid sapo ka dhënë dorëheqjen nga posti i tij, duke thënë se ka “humbur besimin” te kryeministri Boris Johnson.
“Ishte një privilegj që më kërkuan të kthehesha në qeveri për të shërbyer si Sekretar i Shtetit për Shëndetin dhe Kujdesin Social në një kohë kaq kritike për vendin tonë. Ne (Partia Konservatore) mund të mos kemi qenë gjithmonë popullore, por kemi qenë kompetent për të vepruar në interesin kombëtar. Mjerisht, në rrethanat aktuale, publiku po arrin në përfundimin se ne tani nuk jemi asnjëra. Votbesimi muajin e kaluar tregoi se një numër i madh i kolegëve tanë janë dakord. Me keqardhje them, megjithatë, se është e qartë për mua se kjo situatë nuk do të ndryshojë nën udhëheqjen tuaj dhe për këtë arsye ju keni humbur besimin tim”, ka thënë ai në deklaratë.
I have spoken to the Prime Minister to tender my resignation as Secretary of State for Health & Social Care.
It has been an enormous privilege to serve in this role, but I regret that I can no longer continue in good conscience. pic.twitter.com/d5RBFGPqXp
— Sajid Javid (@sajidjavid) July 5, 2022
Gjithashtu edhe kancelari, Rishi Sunak, ka dhënë dorëheqjen, duke thënë se publiku pret që qeveria të drejtohet “si duhet, me kompetencë dhe seriozitet”.
The public rightly expect government to be conducted properly, competently and seriously.
I recognise this may be my last ministerial job, but I believe these standards are worth fighting for and that is why I am resigning.
My letter to the Prime Minister below. pic.twitter.com/vZ1APB1ik1
— Rishi Sunak (@RishiSunak) July 5, 2022
Dorëheqja e tyre erdhi pasi Boris Johnson pranoi se ka bërë gabim duke vendosur deputetin Chris Pincher një rol qeveritar si zv/shefi i grupit parlamentar, pasi u bë i ditur për një ankesë për sjellje të pahijshme kundër tij.
Kryeministri tashmë e gjen veten në “një pozicion shumë të pasigurt” pas dorëheqjes së dy prej ministrave kryesorë në qeverinë e tij.
Lajmet për dy dorëheqjet e kabinetit në vazhdën e disa “ditëve shumë të vështira” për Johnson dhe qeverinë e tij “do ta kenë lënë atë të pyesë nëse mund të vazhdojë me ndonjë lloj autoriteti”.
Të humbasësh një ministër të kabinetit “mund të ketë qenë e mbijetueshme”, por, me siguri, humbja e dy nga punët më të mëdha në qeveri mund të mos jetë./albeu.com