Vijojnë bombardimet në Donbas, një i vrarë dhe 7 të plagosur

Të paktën një person u vra dhe shtatë u plagosën pasi forcat ruse bombarduan Sloviansk në rajonin e Donetsk, tha të martën administrata ushtarake e qytetit.

“Tregu qendror mori flakë. Rrethi qendror i qytetit, si dhe lagjet Varshava, Pivnichny, Slovkurort u prekën gjithashtu”, sipas autoriteteve lokale. “Shkalla e dëmit është duke u konstatuar”.

Pasi forcat ruse dhe separatiste kanëmarrë pothuajse të gjithë rajonin e Luhanskut, duke përjashtuar disa xhepa të rezistencës. Ata tani po i drejtohen qyteteve të Donetskut ende nën kontrollin e Ukrainës, përkatësisht Sloviansk dhe Kramatorsk./albeu.com


Shtuar 5.07.2022 16:25