Një aksidenti ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Vlorë, ku si pasojë kanë mbetur të lënduar dy persona.
Mësohet se aksidenti ka ndodhur në bulevardin “Ismail Qemali”, ku një mjet tip “Toyota” me drejtuese shtetasen A.P, 35 vjeçe është përplasur me një motor më të cilin udhëtonin dy shtatas, që mbetën të lënduar.
Vlorë/Informacion paraprak
Sot, rreth orës 06:25, në bulevardin “Ismail Qemali”, një automjet tip “Toyota”me drejtuese shtetasen A. P., 35 vjeçe, është përplasur me një motomjet në të cilin udhëtonin dy shtetas ende të paidentifikuar, të cilët si pasojë e aksidentit, janë dëmtuar dhe ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit./albeu.com