2021-shi ndau nga ne, artistin e madh të dhjetra roleve të mëdha, Guljelm Radoja. Pas një beteje të gjatë me Covid-in, ai mbylli sytë më 5 maj të një viti më parë.
Radoja lindi më 2 korrik dhe do të festonte 77-vjetorin e lindjes.
Të lidhura
None found
Artisti Guljelm Radoja (1945, Shkodër) ka luajtur në të gjitha skenat teatrore në vend. Në kinematografi është angazhuar në shumë rreth 30 role, ku ndër më të rëndësishmit është ai i Petro Nini Luarasit te filmi “Kush vdes në këmbë” apo edhe te , “Gjurma”, “Mësonjëtorja”,“Kthimi i ushtrisë së vdekur”, “Kolonel Bunker” etj. Ai ishte nderuar me titullin “Artist i Merituar”.
Guljem Radoja do të kujtohet gjithmonë me respekt në vendin e tij, për gjithë fisnikërinë që i dhuroi skenës shqiptare./albeu.com/


