Deputeti demokrat, Ervin Salianji ka ndarë në Facebook një foto të vjetër ku shihet në një parcelë me kanabis, ndërsa shkruan për legalizmin e kanabisit në Shqipëri.
Salianji shprehet se tashmë qeveria po bën fakt ligjërimin e prodhimit të drogës dhe trafikimin lehtësisht ku në çdo rast gjoba parashikohet si dënimi më i ashpër. Më tej ai shkruan se kjo politikë e ndjekur nga Rama ka bërë që sot afër shjolllave më lehtë gjen kanabis sesa çokollata.
Postimi i Salianjit:
Qeverisjen e Ramës më shumë se gjithçka e personifikon kanabisi dhe lidhja simbiotike me krimin! E mbronte me fanatizëm dhe me propogandë kanabizimin e Shqipërisë duke mohuar haptaz faktet e pakundërshtueshme që denonconim thuajse përditshëm.
Tanimë qeveria po bën fakt ligjërimin e prodhimit të drogës dhe trafikimin lehtësisht ku në çdo rast gjoba parashikohet si dënimi më i ashpër!
Kjo politikë e ndjekur ka sjellë pasoja tepër të rënda, n ë gjëndjen e kriminalitetit në Shqipëri, ku përditë raportohen krime, vrasje, tritol! Kjo politikë ka bërë që sot afër shkollave më lehtësisht gjen kanabis se çokollata!
Ky projekt bashkë me projektin për amnistimin e parave të pista e kthen Shqipërinë nën sovranitetin e plotë të kontigjentëve kriminalë!
Ditën kur Bashkimi Europian angazhohet maksimalisht për të hapur rrugën e Shqipërisë për çeljen e negociatave, Edi Rama dhe qeveria e tij nxjerrin për konsultim ligjin për kanabisin. Shqiptarët duan europën por Edi Rama ka tjetër rrugë!