Chelsea po mendon të bëjë një merkato të fuqishme këtë sezon. Klubi anglez është duke planifikuar të bëjë një revolucion në ekip duke larguar dhe afruar emra të mëdhenj.
Mbrojtja e bluve të Londrës ka mbetur thatë, me Rudiger, Christensen dhe Azpilicueta që janë të larguar, por edhe Marcos Alonso është në rrugën e divorcit.
Tuchel po monitoron situatën e Skriniar të interit, i cili po tentohet shumë edhe nga PSG. Gjithashtu, tekniku gjerman i Chelsea po mendon të provojë transferimin e Koulibaly.
Chelsea thuhet se është i gatshëm të ofrojë rreth 40 milionë euro për mbrojtësin senegalez./ h.ll/albeu.com