Shqiptarët kanë votuar ditën e djeshme duke zgjedhur kandidatin e preferuar dhe partinë që do të marrë pushtetin për katër vitet e ardhshme.
Ndërksa votat vijojnë të numërohen, akoma janë të paqartë sesi është votuar lidhur me kandidatët e dy partive kryesore në vend, PS dhe PD.
Sipas një grafiku të publikuar mbrëmjen e sotme në Opinion, në njësinë 10 në Tiranë, i preferuari i socialistëve është Fatmir Xhafaj, i cili ndiqet nga Ogerta Manastirliu, Etjen Xhafaj, Belinda Balluku, Luljeta Bozo dhe Mimi kodheli.
Ndërkohë nga kampi kundërshtar është Agron Shehaj që kryeson listën, i dyti vjen Lulzim Basha, Orjela Nebiaj, Dashamir Shehi, Jorida Tabaku dhe në fund Sali Berisha.