Dalin pamjet nga sulmi në Norvegji, momenti kur agresori hyn në klub dhe qëllon mbi anëtarët e LGBT (VIDEO)

Publikohen pamjet e sulmit të tmerrshëm që ndodhi në një lokal nate të komunitetit LGBT në Oslo të Norvegjisë. Në video duket se autori i armatosur hyn brenda dhe me breshëri qëllon drejt personave që ndodhen brenda.

Gjithashtu, pamjet tregojnë turmat e njerëzve që dalin me vrap të frikësuar nga ambienti i lokalit ku po qëndronin, pas të shtënave.

Të lidhura

None found

Dy persona humbën jetën dhe rreth 20 mbetën të plagosur nga ky sulm

Policia ka arrestuar brenda pesë minutave autorin e ngjarjes, ndërsa nuk dihet ende se cili ishte motivi, megjithëse dyshohet për një akt terrorist.