Atalanta ka marrë fitore të rëndësishme në udhëtim te Parma, me rezultat 1:2.
Skuadra e Gian Piero Gasperini është kthyer me tre pikë nga udhëtimi te Parma, në ndeshjen e vlefshme të javës së 37-të.
Vendasit e Parmës kaluan të parët në epërsi, me golin e Dejan Kulusevski.
Atalanta përmbysi gjithçka në pjesën e dytë, duke shënuar nëpërmjet Ruslan Malinovsky dhe Alejandro Gomez.
Me këtë fitore, Atalanta numëron 78 pikë, dhe renditet në vendin e dytë, duke pritur rezultatin e sfidës Inter – Napoli.