Sapo fillon vapa e madhe, siç ndodh ditët e fundit, organizmi kërkon mënyra për t’u ftohur dhe ndonjëherë më së miri është me ndihmën e dietës.
Janë disa ushqime që kanë një efekt krejtësisht freskues në organizëm dhe në to përfshihen më së shumti frutat.
Përndryshe, organizmi djersitet më shumë dhe si efekt negativ i mekanizmit natyror të mbrojtjes mund të ndodhë dehidratim i organizmit.
Në verë këshillohet që të mos hani ushqime të rënda dhe të yndyrshme që janë më të vështira për t’u tretur, por edhe të konsumoni sasi më të vogla sheqeri, kafeje dhe veçanërisht alkooli, shkruan albeu.com.
Zgjidhni ushqime që freskojnë trupin, dhe disa prej tyre janë molla, banania, grejpfruti, kivi, limoni, portokalli, dardha, luleshtrydhet dhe shalqiri. Perime të tilla përfshijnë selino, kastravec, patëllxhan, perime me gjethe jeshile dhe domate të freskëta.