Mos i injoroni! Këto simptoma ju paralajmërojnë për trombozë të mundshme

Çfarë është mpiksja e gjakut?

Është një grumbull qelizash dhe proteinash në gjak. Një mpiksje ngadalëson gjakderdhjen në rast plagosjeje. Zakonisht shpërbëhet ndërsa shëroheni, por nëse formohet kur nuk është e nevojshme, mund të bllokojë pjesërisht ose plotësisht një enë gjaku.

Ҫfarë problemesh mund të shkaktojë?

Një mpiksje gjaku e papritur mund të çojë në probleme serioze e madje edhe vdekje. Nëse formohet në një arterie, ajo mund të japë një infarkt në zemër, një goditje në tru apo një ikemi të këmbëve. Nëse ndodh në një venë, mund të ndjeni dhembje dhe ënjtje. Një mpiksje gjaku në një venë në thellësi të trupit quhet trombozë në venën e thellë (DVT: deep vein thrombosis, nëse ndodhet në mushkëri kemi të bëjmë me një embolizëm pulmonar (EP). Të dyja rastet klasifikohen si të rrezikshme për jetën.

Ju mund të keni një mpiksje gjaku nëse thyeni një kockë ose pësoni një tërheqje të keqe muskulare, por ndonjëherë nuk mund ta dini pse është krijuar mpiksja e gjakut, megjithatë, ka disa të dhëna gjasat për të patur mpikjse të gjakut janë më të larta nëse:

Jeni duke u riaftësuar nga një operacion kirurgjikal ose jeni të detyruar

qëndroni ulur për një kohë të gjatë.

Jeni mbipeshë ose obezë.

Keni diabet ose kolesterol të lartë.

Jeni mbi 60 vjeç.

Simptomat:

Ënjtje

Ngjyra e lëkurës

Dhembje

Probleme me frymëmarrjen./albeu.com


Shtuar 23.06.2022 16:42