“Çmendet” moti, breshëri sa një top bejsbolli shkatërron xhamat e makinës

Një stuhi e fuqishme ka përfshirë Francën Jug-perëndimore gjatë mbrëmjes së të hënës.

Stuhia ka lënë pas shkatërrime mjaft të mëdha, duke goditur makinat në zonat përreth.

Madhësia e kokrrave të breshërit ishte gati sa ajo e një topi bejsbolli, duke shkatërruar edhe xhamat e makinave.

19 departamente te policisë në këtë zonë të Francës vendosën në alarm portokalli si pasojë e stuhisë.

Zonat e Charente-Maritime dhe Gironde u prekën më shumë. Ndërkohë Moti më i ashpër pritet midis Landes dhe Limousin, nëpërmjet Perigord, siç specifikohet nga ëeather Channel, ndërsa priten edhe reshje nga 20 deri në 50 mm.

Po ashtu nuk mungoi edhe era e furishme me shpejtësi deri në afro 100 km/orë.