Presidenti në ikje, Ilir Meta ka dalë në një konferencë urgjente për mediat ku ka folur për marrëveshjen për mirëmbajtjen e Parkut të Butrintit.
Meta është shprehur kundër këtij vendimi, duke theksuar se pasuri të kësaj natyre nuk mund t’i jepen asnjë lloj shoqëria, por detyrë për mirëmbajtje ka vetëm shteti.
“Që shteti të heqë dorë nga cdo përgjegjësi dhe që autorizon një fondacion të dedikuar ku shteti ka një formë e pozitë që nuk garanton dot rolin diktues e kontrollues sipas përgjegjësisë…nëse do aplikojë këtë formë të re duhet të ruante të palëkundur pozitën dominuese në mënyrë të pakushtëzuar dhe të zotëronte të drejtën e vetos për të ruajtur interesin publik. Presidenti nuk eshte kunder formave të bashkëpunimit shtet -privat, aq me teper kur behet fjale per Fondacionib Shqiptaro- Amerikan për Zhvillim (AADF)”, tha Meta./albeu.com