Interi ka kaluar në avantazh 1-0 në përballjen në transfetë ndaj Genoas e vlefshme për javën e 36-të në Serie A.
Në minutën e 34-t të ndeshjes, qendërsulmuesi i Interit, Romelu Lukaku ishte ai i cili mposhti portierin kundërshtar duke i dhuruar avantazhin skuadrës së Antonio Contes.