Pasi e motra i zbuloi “sekretin”, Olta Gixhari konfirmon gjininë e bebit krah partnerit (FOTO LAJM)

Pasi motra e saj zbuloi pa dashur gjininë e bebushit në një intervistë për “Rudina”, aktorja Olta Gixhari vendosi t’i konfirmojë vetë zërat.

Nëpërmjet një fotoje tepër të bukur të publikuar në llogarinë e saj në Instagram, Olta zbuloi se do të bëhet nënë e një djali.

Ajo dhe partneri kishin kapur duart me njëri-tjetrin dhe së bashku mbanin një palë këpucë ngjyrë blu, duke zbuluar kështu edhe gjininë e bebushit.

“Shiko kush po vjen! Djali ynë!”- shkruante aktorja krahas fotos së ëmbël.

Olta është në prag të muajit të nëntë dhe deri tani arriti ta fshihte mjaft mirë gjininë e të voglit.

Në rrjete sociale, aktorja ka treguar vazhdimisht se po e shijon në maksimum shtatzëninë teksa është shpërngulur tek partneri i saj në Spanjë, ndërsa ne ende jemi kuriozë të shohim portretin e tij.

Olta ka treguar se ai nuk është personazh publik, por ne na mjafton të dimë se është “shumë i bukur”, siç ka thënë vetë aktorja.


Shtuar 25.07.2020 06:20