I infektuar me COVID-19, humb jetën një tjetër pacient në Infektiv

Një 74-vjeçar nga Kruja ka ndërruar jetë mbrëmjen e djeshme nga COVID-19.

I moshuari ishte shtruar prej afro një jave në spital, pas përkeqësimit të gjendjes shëndetësore.

Të lidhura

None found

Me rastin e tij shkon në 129 numri i viktimave qysh nga nisja e pandemisë.

Situata paraqitet e rënduar në spital, ku aktualisht në spitalin Infektiv dhe spitalin “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 124 pacientë, 21 janë në terapi intensive dhe 11 pacientë janë të intubuar.


Shtuar më 25.07.2020 06:21