Tottenham gati të shpenzojë 90 milionë euro për Lautaron, Interi ngre “mur”

Lautaro Martinez ka përfunduar në radarët e Tottenham, me skuadrën angleze kërkon shërbimet e sulmuesit argjentinas për ta rivënë këtë të fundit sërish nën urdhrat e Antonio Contes.

Sipas Alfredo Pedulla, “Spursat” po planifikojnë të bëjnë një propozim për argjentinasin që kap vlerën e 90 milionë eurove, teksa zikaltërtit thuhet se do refuzojnë ofertën për “xhevahirin” e skuadrës, i cili ka një klauzolë largimi 105 milionë euro.

Interi gjithashtu nuk është i përgatitur të shesë sulmuesin e tyre kryesor, edhe me ardhjen e Paulo Dybalas si lojtar i lirë dhe Romelu Lukakut në huazim nga Chelsea. Lautaro Martinez shënoi 25 gola në 49 ndeshje konkurruese për Interin këtë sezon./ h.ll/albeu.com


Shtuar 17.06.2022 12:43