Një grup i trafikimit të lëndëve narkotike është zbuluar në Athinë.
Si pjesë e grupit të tyre kanë rënë edhe dy shqiptarë.
Sipas burimeve, grupi operonte në qendër të Athinës, ku nga aksioni janë arrestuar katër persona.
Është zbuluar se banda trafikonte kokainë, kërp të papërpunuar dhe të përpunuar (çokollatë dhe vaj hashashi), në sheshet e Atikës, Klafthmonos dhe Qipros.
Mediet fqinje raportojnë se në pranga kanë rënë dy shqiptarë, një nigerian dhe një grek, të moshave 60, 49, 45 dhe një 30 vjeç.
Anëtarët e grupit kriminal i përzgjidhnin shtëpitë për magazinimin e drogës pranë zonës më të gjerë në qendër të Athinës, me qëllim që blerja dhe shitja e lëndës narkotike të bëhej sa më shpejt.
Gjatë aksionit janë gjetur dhe sekuestruar 16 kg e 250.5 gramë kërp i papërpunuar, 1333 gramë kërp i përpunuar (çokollatë), pluhur i bardhë me përbërje kimike të panjohur me peshë 184 gramë, një shumë eurosh, pistoletë me karikator, 3 gëzhoja pistolete dhe 3 makina.