Chelsea jep dritën jeshile për huazimin e Lukakut, Interi nis zyrtarisht negociatat

Kanë nisur zyrtarisht negociatat për rikthimin e Lukakut tek Interi.

“The Telegraph” raporton se nga kontakti i ditës së sotme mes Lukakut dhe presidentit të ri të klubit, Todd Boehly, ka rezultuar pozitiv për sulmuesin belg pasi bosi i klubit anglez ka dhënë dritën jeshile për largimin e Lukakut.

Ai ka pranuar huazimin e belgut tek Interi dhe deri në fundjavë, maksimumi në fillimin e javës tjetër pritet që Lukaku të fluturojë drejt Milanos për të firmosur./ h.ll/albeu.com


Shtuar 15.06.2022 15:46