32-vjeçarin që terrorizoi Tiranën do përballet me 3 vepra penale

Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me Arben Memën 32 vjeç, i cili  terrorizoi një ditë më parë qytetarët që ndodheshin në shesh me veprime të pakontrolluara me makinë.

Bëhet e ditur se Mema ka qenë i arrestuar më parë dhe për tre vepra penale si tentativë vrasje në rrethana cilësuese, prodhim dhe shitje narkotikësh dhe drejtimit të automjetit në mënyrë të parregullt.

Sipas “abcnews”, nga testi i alkoolit ka rezultuar zero, ndërsa akoma nuk ka dalë përgjigja e analizës në gjak për të parë se sa ka qenë % e lëndës narkotike që ka konsumuar .

Ndër të tjera mësohet se nga kontrolli që është bërë në banesën e 32-vjeçarit të arrestuar nuk është gjetur asnjë gjë e jashtëligjshme.


Shtuar 26.04.2021 10:16