Vizita në Ukrainë, Rama reagon “zemërthyer” nga ferri që ka shkaktuar lufta (FOTO LAJM)

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur mëngjesin e sotëm në Kiev sëbashku me kryeministrin e Malit të Zi Dritan Abazoviç me ftesë të presidentit Volodymyr Zelensky.

Të dy kryeministrat mënjëherë kanë vizituar zonat e Borodianka dhe Irpin të cilat janë pranë Kievit dhe janë shkatërruar totalisht nga bombardimet ruse.

Rama ka ndarë pamjet e në Facebook, duke i shoqëruar me një zemër të thyer dhe flamurin e Ukrainës.

Në mesditë Rama dhe Abazovic do të takohen me Zelenskyn, me pas do të ketë një konferencë të përbashkët./albeu.com