Kryeministri Edi Rama viziton sot Ukrainën me ftesë të presidentit Volodymyr Zekensky.
Rama në këtë vizitë është sëbashkë me kryeministrin e Malit të Zi Dritan Abazoviç dhe tani kanë vizituar Borodyanka, e më pas do të vizitojnë edhe Irpin.
Në vijim, Kryeministri Rama dhe homologu i tij i Malit të Zi do të priten në takim nga Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskyy, takim që do të pasohet nga Konferenca e përbashkët për shtyp e Kryeministrit Rama, Kryeministrit Abazoviç dhe Presidentit Zelensky.
Kryeministri Rama do të takojë gjatë ditës Kryeministrin e Republikës së Ukrainës Denys Shmyhal dhe më pas Kryetarin e Bashkisë së Kievit Vitali Klitschko./albeu.com