Një ushtar britanik i cili luftonte në radhët e ukrainasve kundër forcave ruse ka mbetur i vdekur nië fushën e betejës. Ai është goditur nga një mortajë.
36 vjeçari i quajtur Scott Sibley, nga Lincolnshire mësohet se është vrarë në rajonin Mykolaiv të Ukrainës kur ushtria ukrainase ra nën sulmin e trupave ruse.
Ai ndërroi jetë si pasojë e plagëve të mëdha në gjoks dhe bark. Sibley, i cili u largua nga ushtria britanike rreth pesë vjet më parë, udhëtoi për në Ukrainë në muajin mars.
Sibley ishte i pari britanik i konfirmuar se kishte vdekur në konflikt që nga fillimi i pushtimit. Ndërkaq një hetim i plotë do të nisë më 15 nëntor.