Rreth 560 rrënjë kanabis janë asgjësuar nga policia në zonën e Velipojës.
Asgjësimi i kanabisit erdhi në kuadër të operacionit “Luarzë”, ku u arrestua në flagrancë shtetasi B. H., 24 vjeç, si dhe u shpall në kërkim shtetasi R. B., 27 vjeç, të dy banues në Shkodër.
Lajmin e bëri të ditur policia përmes një njoftimi.
Njoftimi i policisë:
Vijojnë operacionet e kontrollit të territorit, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike.
Gjatë kontrollit të territorit, shërbimet e Policisë kanë evidentuar dhe goditur një rast të kultivimit të bimëve narkotike.
Finalizohet operacioni policor i koduar “Luarzë”.
Operacioni u zhvillua nga Stacioni i Policisë Velipojë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Shkodër.
Arrestohet në flagrancë autori i dyshuar, shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tij.
Gjenden dhe asgjësohen 560 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa.
Shërbimet e Stacionit të Policisë Velipojë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Shkodër, në vijim të kontrolleve të territorit, për të evidentuar dhe goditur rastet e kultivimit të bimëve narkotike, falë përdorimit të dronit, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, kanë finalizur operacionin “Luarzë”, gjatë të cilit është evidentuar dhe goditur një rast i kultivimit të bimëve narkotike në fshatin Luarzë, Velipojë, Shkodër.
Në kuadër të këtij operacioni u arrestua në flagrancë shtetasi B. H., 24 vjeç, si dhe u shpall në kërkim shtetasi R. B., 27 vjeç, të dy banues në Shkodër.
Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të ushtruar në fshatin Luarzë, kanë gjetur 560 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa, të cilat dyshohet se shtetasi B. H. i ka kultivuar në bashkëpunim me shtetasin R. B.
Vijon puna për kapjen e shtetasit R. B. dhe dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale.
Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim./albeu.com/