Ishte një nga futbollistët e parë që u afrua që kur në pankinën e Interit u ul Antonio Conte, por austriaku Valentino Lazaro nuk ia ka dalë të ambientohet me kampionatin italian dhe në ato pak shanse që i janë dhënë, nuk ka bindur aspak.
Conte nuk e sheh si titullar dhe për këtë arsye drejtuesit e klubit i kanë bërë me dije menaxherit se mirëpresin ofertat në drejtim të lojtarit, për të mos e mbajtur vazhdimisht në pankinë.
Të lidhura
None found
Së fundi për Lazaro ka shfaqur interes Newcastle, që është gati të paguajë dy milionë euro për huazimin dhe të ruajë të drejtën e blerjes për 20 milionë euro të tjera.
Sipas mediave austriake, menaxheri i anësorit austriak ka fluturuar për në Angli, ku po diskuton nga afër me drejtuesit e “qymyrxhinjve”, ndërsa nga momenti në moment priten zhvillime të reja.
