Të tjera detaje kanë dalë nga vrasja e 27-vjeçarit nga Berati, Aleksandër Sadikaj.
Ai u vra ditën e sotme me një shpërthim të telekomanduar tritoli në zonën e Saukut.
I njohur ndryshe si Aleksi i Memaliajt, ai mësohet se zotëron një biznes në këtë zonë, të quajtur “Sancho Farm Albania”, që sipas të dhënave nga QKB rezulton e regjistruar në janar të këtij viti.
View this post on Instagram
Në faqen e Instagramit të biznesit të tij në sektorin e agrikulturës, janë postuar dhjetëra foto dhe video, ku Sadikaj shfaq pasionin e tij për kuajt.
Teksa resorti i 27-vjeçarit ofron edhe xhiro me kuaj, ai vetë shihet në një prej fotove krah një kali, që ka zgjedhur ta quajë Dajan, që siç duket ka qenë dhe i preferuari i Aleksandrit.
Ndërkohë në video dhe fotografi i riu shihet duke kalëruar, ku dy kuajt e tij të preferuar janë Dajan dhe Sheiku.
View this post on Instagram
I riu nga Memaliaj ka pasur në rrethin e tij shoqëror dy reperët e njohur nga Tirana, Finem dhe Solo, të cilët kanë xhiruar edhe videoklipe të këngëve të tyre në “Sancho Farm Albania”, ku në fotografi reklamojnë edhe armë të ndryshme./albeu.com/