Shmanget tragjedia në Durrës, jahti me turistë italianë rrezikon ngecjen

Parandalohet një ngjarje e rrezikshme në bregdetin e Durrësit.

Mëngjesin e sotëm, salla operative e portit të Durrësit mori sinjalin për rënien në cekëtinë të mjetit turistik “Ziacanaia”, ku në bord ishin shtetas italian.

Mjeti lundruar ka rrezikuar ngecjen në cekëtinë ndaj kërkoi ndihmë.

NJOFTIMI I AUTORITETIT PORTUAL DURRES

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, autoritet tona detare kanë marë sinjal për rënien në cekëtinë të mjetit turistik “Ziacanaia” që po lundronte nga Marina Punta Faro(Itali)?? drejt vendit tonë??. I menjëhershëm ka qënë reagimi i autoriteteve detare, Kapitenerisë së Portit, Rojes Bregdetare, Policisë Kufitare për dhënien e ndihmës për mjetin lundrues. Falë angazhimi të menjëhershëm dhe të emergjencave tona civile, është bërë e mundur dhënia e ndihmës dhe akostimi i jahtit në kalatën 4 të Portit të Durrësit.

6 antarët e ekuipazhit, shtetas italianë, janë në gjëndje të mirë shëndetësore, ndërsa ambulanca e APD-së ishte në gatishmëri për çdo nevojë të mundshme shëndetësore??.

#FSPD?

#APD⚓️