Jo të gjithë e kanë të lehtë të bëjnë llogaritje matematikore, prandaj makina llogaritëse është shpëtimi i një pjese të mirë të popullsisë. Por nuk ndodh njësoj me 15-vjeçarin nga Malajzia.
Yaashwin Sarawanan mori pjesë në “Asia’s Got Talent” dhe ka lënë pa fjalë 80 milion shikues vetëm në YouTube me aftësinë e tij mahnitëse.
Pa ndihmën e asnjë pajisjeje, Saraëanan arrin t’i përgjigjet saktë çdo llogaritje matematikore prandaj është quajtur edhe “njeiu llogaritës” duke sfiduar edhe makinën llogaritëse.
Juria e sfidoi 15-vjeçarin me llogaritje të ndryshme të cilave iu përgjigj të gjithave saktë, percjell Albeu.com.
Për ta kuptuar më saktë shikoni videon më poshtë: