Policia italiane është angazhuar maksimalisht për të ndaluar të arratisurin nga burgu i Trevisos, Edison Pula.
Anëtari i bandës së “Niklës” ia doli të arratisej në orët e para të mëngjesit të sotëm duke prerë më sharrë hekurat e dritares se qëlisë dhe më pas u varë më çarçaf poshtë bashkë me dy shokët e tij që u kapën sërish nga policia.
Autoritet italiane po gjurmojnë lëvizjet e tij edhe nga ajri, si edhe janë vendosur postoblloqe në kufi për të pamundësuar largimin e tij nga vendi.
Këtë e ka konfirmuar për mediat italiane edhe komisari Vito Montaruli, i cili ka thënë: “Ka bashkëpunim maksimal për kërkimin e të arratisurit. Që në agim ka nisur një koordinim mes Skuadrës Ajrore dhe zyrës së hetimit të Policisë, policisë së burgjeve dhe asaj kufitare”.
Kontrolle të plota, duke mos lënë gur pa lëvizur janë duke u zhvilluar ndërkohë në zonën e Trevizos.
“Dyshimi është se po tenton të largohet nga vendi dhe kontrollet e mëdha janë përqendruar në atë anë të kufirit. Megjithatë, supozojmë se është ende në territorin kombëtar”, shtoi më tej komisioneri, duke theksuar se janë vendosur në alarm të gjitha komisariatet në verilindje dhe më gjerë.
“Përshkrimi i shqiptarit iu dërgua të gjithë policëve dhe të gjitha komisariateve. Hulumtimi do të nisë nga e kaluara e të arratisurit. Hetimet do të përpiqen të vlerësojnë përvojën e kaluar. Si kanë arritur ta kapin tashmë atë njeri që kishte gjetur strehë në strofkën e një bande të specializuar në vjedhjet e shtëpive”, nënvizoi ai.
Ndërkohë, Pula cilësohet si një person që është në gjendje t’i shmanget policisë. Ai mund të gëzojë mbështetje dhe një rrjet kontaktesh që i garantojnë atij të ndryshojë shpesh qytetin, shtëpinë dhe makinën.
Sipas mediave, të hënën e ardhshme 27-vjeçari duhej të dilte në gjykatën e Bolzanos në një gjyq që e shihte të akuzuar për rreth pesëdhjetë vjedhje. Ai po hetohej gjithashtu në Belluno dhe Treviso për një mori vjedhjesh të tjera në shtëpi.